E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gaiani apel politikes nga Elbasani Realizoni tri kerkesat e integrimit

Ambasadori italian në vendin tonë Massimo Gaiani ka deklaruar nga Elbasani se Italia është ekstremisht e interesuar për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Qeveria italiane, tha ai, është avokati më i madh i kësaj kauze por se ky vend duhet të bëjë përpjekje maksimale që të përfundojë edhe 2 kilometrat e fundit që i kanë mbetur për në BE.

Ndërkohë i ka bërë thirrje gjithë forcave politike që të bëjë përpjekje për të arritur tre kërkesat e parashtruara nga projekt raporti që kanë të bëjnë me reformat, administratën dhe luftën kundër korrupsionit. Politika duhet të dalë mbi interesat e saj duke vënë interesat e popullit dhe kombit për të arritur objektivin kryesor atë të integrimit në BE

Më parë ambasadori realizoi takime me prefektin e Elbasanit Shefqet Deliallisi ku theksoi nevojën e mësimit të gjuhës italiane, me kryetarin e bashkisë Elbasan Qazim Sejdini ku u njoh me qytetin e problematikën. Këtu ai bëri premtimin që do të negociojë qoftë me qeverinë shqiptare qoftë me kompanitë italiane për cështjen e fushës së plehrave.
Në universitet ambasadori realizoi takime me studentë e pedagogë dhe promovoi qendrën call center e cila do të hapë 300 vende të reja pune në Elbasan.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›