Qeveria mbeshtet pronesine intelektuale
“Pronësia intelektuale është një fushë shumë e rëndësishme që ka një rol të madh në zhvillimin e gjithanshëm të vendit, sidomos në rrafshin ekonomik e shoqëror”. Kështu ka deklaruar kryeministri Sali Berisha gjatë takimit me delegacionin Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale (ËIPO), të kryesuar nga Drejtori i Përgjithshëm i saj z. Francis Gurry.
Kryeministri e cilësoi si një fushë shumë e ndjeshme, të cilën qeveria shqiptare e ka trajtuar me kujdes e vëmendje të veçantë, duke draftuar e aprovuar ligje që synojnë mbrojtjen e pronësisë intelektuale, e cila prek shumë njerëz e grupe të caktuara shoqërore, si dhe zhvillimet e shpejta demokratike ekonomike.
Nga ana e tij Drejtori i Përgjithshëm i ËIPO, z. Francis Gurry e përgëzoi Kryeministrin për kuadrin ligjor të ndërtuar nga qeveria shqiptare në këtë drejtim, si dhe zbatimin e tij. Ai shprehu komplimentet për strategjinë e qeverisë shqiptare në lidhje me pronësinë intelektuale 2010-2015, duke theksuar se kjo strategji adreson mekanizmat e duhur për të ndihmuar zhvillimin e vendit, për të mbështetur inovacionin, krijueshmërinë dhe inkurajon sipërmarrësit dhe të talentuarit për të bërë realitet idetë e tyre dhe për t’i mbrojtur ato.
Më tej Berisha theksoi se qeveria ka inkurajuar dhe do të inkurajojë inovacionin, sipërmarrjen dhe krijimtarinë, duke garantuar në të njëjtën kohë mbrojtjen e tyre, si element të rëndësishëm që i nxisin dhe i çojnë përpara këto pronësi intelektuale shumë të vyera.
“Bashkëpunimi i qeverisë sime dhe i drejtorisë përkatëse me ËIPO-n është shumë i rëndësishëm për ne, sepse ka një rol të veçantë në nxitjen dhe mbrojtjen e faktorëve që çojnë përpara zhvillimet demokratike dhe parandalon praktikat jo korrekte dhe jo ligjore që shfaqen jo rrallë”- tha ai.
Drejtori Gurry theksoi se kjo është një çështje delikate dhe e vështirë për t’u adresuar në mbarë botën, sepse pronësia intelektuale, duke qenë abstrakte, mbart me vete një sërë problemesh në të kuptuar e respektuar, prandaj qëllimi i organizatës është të mbështesë të gjitha ato zhvillime të lidhura me revolucionin dixhital, demokratizimin e njohurive që mundësojnë të ushtruarit e të drejtave të kësaj pronësie dhe mbrojtjes së saj. Ai tha se Shqipëria shquhet dhe përgëzohet për arritjet e saj në vitet e fundit, në mbështetjen dhe përhapjen e inovacionit në procesin e edukimit dhe arsimimit. Këto arritje duhen zhvilluar më tej, me të njëjtat ritme dhe përkushtimin e deritanishëm.
Kryeministri ekspozoi strategjinë dhe reformat e qeverisë së tij në fushën e bujqësisë, me qenë se kjo fushë është për momentin në qendër të vëmendjes së kësaj organizate për sa i përket markave dhe brand-it të produkteve të saj që eksportohen. Bashkëpunimi në këtë drejtim, theksoi Kryeministri, do të sjellë fryte të prekshme, jo vetëm për faktin se 46 për qind e popullsisë shqiptare jeton në fshat, por edhe sepse ky sektor ofron kapacitete të mëdha në shumë drejtime si; në pemëtari, drurë arrorë e frutorë. Gjithashtu, ka edhe një kontribut të konsiderueshëm në GDP, nëpërmjet industrive krijuese. Mbështetja e dhënë nga organizata juaj ka fryte të dukshme, vijoi Kryeministri, të cilat duhen shumëfishuar në të ardhmen, falë thellimit të bashkëpunimit.
Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale (ËIPO) është një agjenci e Kombeve të Bashkuara dedikuar patentave, shpikjeve, të drejtës së autorit, markave industriale.