E Diel, 1 Nëntor 2026

Gaitan i kërkon falje futbollistit turk pas ndërhyrjes horror

Futbollisti i Benfikës, Gaitan bëri një ndërhyrje horror gjatë ditës së enjte kundër turkut Gokhan Gonul, në takimin gjysmëfinal ndaj Fenerbahçes.

Gaitan në tentativë për të goditur topin, godet fuqishëm mbi fytyrën e kundërshtarit.

Gjatë të premtes argjentinasi i Benfikës i ka kërkuar falje mbrojtësit turk.

“Unë shpresoj që Gonul do të rikthehet së shpejti. Jam munduar ta godas topin dhe jo fytyrën e tij. Unë ndjej keqardhje, por nuk e kam pasur për qëllim ta lëndoj atë”, theksoi Gaitan.

Sipas mediave turke, Gonul ka lënë spitalin pas 8 qepjeve në fytyrë.

(ar/ku/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›