Galatasaray "dështon",Yilmaz nuk luan ndaj Realit

UEFA refuzon kërkesën e Galatasarayit për heqjen e kartonit të verdhë të Burak Yilmaz.
Sulmuesi u ndëshkua në ndeshjen e parë me Real Madrid në Champions League dhe klubi turk apeloi për këtë vendim me shpresë se do të anulohej e se lojtari të mund të luante në takimin e dytë me "Los Blancos".
Megjithatë apelimi, provat për të cilin ishin bazuar në disa foto, u hodh poshtë nga UEFA./indeksonline/