E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhamailit ia bën me sy Bundesliga

Mesfushori shqiptar me pasaportë zvicerane, Blerim Xhemaili, është vënë në shënjestër të skuadrave gjermane, Schalke 04 dhe Wolfsburg.

Mesfushori 26-vjeçar ka pasur paraqitje mbresëlënëse në ndeshjet e fundit dhe për këtë arsye nuk ka munguar as interesimi i skuadrave të lartpërmendura.

Sipas të përditshmes gjermane ‘Bild’, që të dy skuadrat janë të gatshme të futen në bisedime me skuadrën italiane për mesfushorin, pasi lojtari nga Tetova nuk është pjesë e formacionit të pare te të ‘kaltërtit’.

Vlera e tij në tregun e transferimeve sillet nga shtatë deri në 10 milionë euro, para që për gjermanët nuk janë aspak problem./indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›