E Shtunë, 31 Tetor 2026

Galaxy: Oferte qesharake e Milanit per Beckham

Los Angeles Galaxy dhe Milan nuk kane arritur ende te gjejne nje rruge te mesme per ceshtjen e transferimit perfundimtar te Beckham ne Milano.

Pronari i klubit kalifornian Tim Leiweke ka mbyllur cdo dere bashkepunimi. “Na kane bere nje oferte qesharake. Nese mendojne se mund te tallen me ne, gabohen rende. Pa nje propozim realist David do vije ne Los Angeles ne daten 9 mars dhe do sillet si nje profesionist i vertete”, shprehet kreu i Galaxy.

Ne vijim ai ka vene ne dukje se largimi i Beckham do shkaktonte nje kaos te vertete tek shoqeria kaliforniane pasi shume te abonuar kerkojne te shikojne yllin anglez ne ndeshjet e Galaxy, ndersa sponsorat do ankohen per kontratat e firmosura.



Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›