E Diel, 1 Nëntor 2026

Sparta e Pragës kërkon Hamdi SalihinHamdi Salihi (25 vjeç, 182 cm) gjatë karrierës së tij futbollistike ka luajtur për Vllazninë (53 ndeshje, 30 gola), Panionos, Greqi (6 ndeshje, asnjë gol), Tiranën (52 ndeshje, 42 gola). Me SV Ried, ku luan

Sparta e Pragës interesohet zyrtarisht për të marrë shërbimet e Hamdi Salihi, edhe pse sulmuesi i SV Riedit në kampionatin austriak ka zhvilluar një kampionat mesatar gjatë këtij sezoni.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare vlerësohet shumë për nuhatjen e tij për gol në ambientet futbollistike austriake dhe sipas faqes sportive Laola1.net, Sparta e Pragës e ka ndjekur prej disa kohësh me interes Salihin.

Gjithsesi, drejtuesit e klubit të Bundesligës 1 austriake janë shprehur nuk dëshirojnë ta shesin shqiptarin.

“Është e qartë, që ne mund ta lejojmë atë përpara skadimit të periudhës të transferimeve (në Çeki), vetëm nëse oferta do të jetë në kufijtë e kënaqshëm financiarë”, - tha menaxheri i SV Ried, Stefan Reiter.

Në Çeki periudha dimërore e transferimeve nuk është mbyllur ende. Sparta e Pragës pas 16 javësh renditet në vendin e katërt (kampionati çek ka 16 skuadra) me 27 pikë, 10 më pak se rivalja e madhe e saj Slavia e Pragës (37).

“Skuadra jonë tani nuk është më e fortë se ajo që patëm në verë Ne kemi nevojë të blejmë nga një lojtar për çdo repart (mbrojtje, mesfushë, sulm)”, - tha drejtori sportiv i Sparta Pragës, Chovanec, i cili luan edhe rolin e trajnerit të 12-herë kampionëve të Çekisë.

Pak ditë më parë u fol edhe për një transferim të mundshëm të sulmuesit shkodran Hamdi Salihi te Hanoveri (Bundesliga 1) gjatë merkatos së verës.

Lajmi u dha nga tuttomercatoweb.com. Te Hanoveri luan kapiteni i përfaqësueses shqiptare, Altin Lala.

Gjatë merkatos dimërore u fol shumë se për Salihin kishte shprehur interesim të fortë edhe skuadra qipriote Apollon Limasol dhe personalisht trajneri gjerman i saj Tomas Von Hesen,

Hamdi Salihi (25 vjeç, 182 cm) gjatë karrierës së tij futbollistike ka luajtur për Vllazninë (53 ndeshje, 30 gola), Panionos, Greqi (6 ndeshje, asnjë gol), Tiranën (52 ndeshje, 42 gola).

Me SV Ried, ku luan nga janari i vitit 2007, Salihi ka realizuar 22 gola në 62 ndeshje. Vlera e kartonit të Hamdi Salihit është 750 mijë euro. Salihi ka një kontratë me SV Ried, qe skadon në vitin 2010.

E Premte, 20 Shkurt 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›