Galeria Kombëtare e Arteve, aktivitete të ngjeshura për 2012

Përgjatë vitit 2012-të në axhendën e Galerisë Kombëtare të Arteve, në kryeqytet do të ketë një ndërthurje të ekspozitave të cilat do të hapen me rastin e 100-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë dhe ekspozitave të autorëve të huaj.
Disa nga emrat më të njohur të artit figurativ shqiptarë, do të jenë Lind Delia dhe Ibrahim Kodra, ku ata do të paraqiten me veprat e tyre origjinale, të cilat janë pjesë e koleksionistëve italianë dhe shqiptarë.
Sipas drejtorit të Galerisë Kombëtare të Arteve, Rubens Shima, edhe këtë vit do të ketë artistë të artit bashkohor, të huaj, që do të ekspozojnë punimet e tyre në galeri. Ardhja e tyre do të mundësohet nga British Consuil, ashtu si edhe vitin e shkuar. Kjo galeri mund të hapë brenda hapsirës kohore të një viti, vetëm 9 ekspozita në vit.