Rivleresimi i objekteve qe ekspozohen ne muze te ndryshem

Objektet e trashëgimisë kulturore që ndodhen në muzet e ndryshëm arkeologjik të vendit më në fund do të rivlerësohen me vlerën reale që ato kanë, nga një komision i specializuar. Këto objekte të veçanta në kartela kanë një vlerë minimale që i përket shumë viteve më parë. Ky vendim është marrë në mbledhjen e fundit të komisionit të muzeve dhe pritet të konkretizohet që në muajt e parë të vitit 2012. Kjo u bë me dije nga Drejtori i Qendrës Kombëtare të Inventarizimit të Pasurisë, Izet Duraku, i cili është edhe anëtar i këtij komisioni.
Duraku thotë se rivlerësimi i objekteve është i domosdoshëm, pasi ul rrezikshmërinëe vjedhjeve si dhe rrit përgjegjshmërinë e drejtuesve të muzeve për ruajtjen e tyre.
Duraku thotë se rivlerësimi i objekteve është i domosdoshëm, pasi ul rrezikshmërinëe vjedhjeve si dhe rrit përgjegjshmërinë e drejtuesve të muzeve për ruajtjen e tyre.