Galeria e arteve “Guri Madhi”, një vit nga rihapja e saj në hapësirat e reja

Galeria e Arteve “Guri Madhi” në Korçë shënon një vit nga rihapja në hapësirat e saj të reja, duke u kthyer në një nga qendrat më të rëndësishme të jetës kulturore dhe artistike të qytetit.
Përgjatë një viti, kjo hapësirë ka mirëpritur dhjetëra ekspozita dhe aktivitete, duke sjellë për publikun vepra të autorëve më të njohur të artit pamor shqiptar, por edhe krijime bashkëkohore që reflektojnë zhvillimet e reja në skenën artistike të vendit.
“Kemi një vit nga hapja e madhe, e cila është kthyer jo vetëm një destinacion të ekspozimit të vepra ve që ndodhen në këtë galeri, por është hapësirë dedikuar edhe shumë ngjarjeve artistike”, shprehet drejtoresha Blerta Belliu.
Galeria tashmë është kthyer në një destinacion të preferuar për turistët dhe një strehë për artdashësit që duan të zbulojnë më shumë mbi trashëgiminë e pasur kulturore të Shqipërisë.
“Jo vetëm vizitorët vendas, por edhe ata të huaj, ajo që i impresionon janë kolosët e artit pamor, emra të njohur skulpturës dhe pikturës. Ata janë të impresionuar nga kjo galeri e cila unë besoj që është një trashëgimitë më të rëndësishme të kulturës Korçare dhe shqiptare”, tha Belliu.
Me një kalendar të mbushur me aktivitete edhe për vitin në vazhdim, kjo hapësirë synon të vazhdojë të promovojë artin dhe të mbështesë krijuesit shqiptarë.
Gazetare Eftjola Fili
/rsh.al/