Presidenti Begaj niset drejt Gjilanit, nderohet sot me titullin “Qytetar Nderi”

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj niset këtë të enjte drejt Gjilanit, ku do të nderohet me titullin “Qytetar Nderi”.
Ceremonia do të zhvillohet në orën 14:00 në ndërtesën e Komunës së Gjilanit.
Policia e Kosovës, ka marrë masa për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të delegacionit në Kosovë.
/rtsh.al/