Galiani: “Gjithë bota kërkon Milanin”Administratori i deleguar: "Mund të luajmë në çdo qytet të botës, edhe çdo dy ditë, në bazë të kërkesave dhe ftesave që marrim. Kjo ndodh falë sukseseve evropiane e botërore të Milanit, dhe famës së pabesues

Shi kërkesash dhe ftesash për miqësore ndërkombëtare për Milanin. Ky është thelbi i një shkrimi të botuar në faqen zyrtare të kuqezinjve italianë, acmilan.com.
Administratori i deleguar i klubit të Silvio Berluskonit, Adriano Galiani, duke folur përpara nisjes për në Tiranë tha: “Është e jashtëzakonshme ndjesia me të cilën kënaqet Milani, duke bërë xhiron e botës.
"Mund të luajmë në çdo qytet të botës, edhe çdo dy ditë, në bazë të kërkesave dhe ftesave që marrim. Kjo ndodh falë sukseseve evropiane e botërore të Milanit, dhe famës së pabesueshme që kanë lojtarët tanë.
"Në të gjitha kontratat që ne bëjmë për miqësore ndërkombëtare, e kemi për detyrim të marrim me vete të gjithë yjet tona. Na kërkojnë në të gjithë botën, kemi kërkesa deri në fund të muajit maj. Milani pritet me entuziazëm të madh në të gjithë botën”.
Galiani foli edhe për të ardhmen e trajnerit Karlo Ançeloti. “Nuk flas deri në 31 maj, ose më mirë nuk flas deri sa të sigurojmë një vend direkt në Ligën e Kampioneve”.
Zëvendëspresidenti i Milanit flet edhe për aktivimin e mundshëm të Xhenaro Gatuzos në Shqipëri. “Për Gatuzon, them vetëm se ai është luftëtari i jashtëzakonshëm. Pas operacionit ai është rikthyer në fushë. Vendos Karlo Ançeloti, por në Shqipëri mund të luajë e të vijë në gjendje të mirë për ndeshjen kundër Udinezez, kjo nisur edhe nga skualifikimi i Bekamit.
E Marte, 12 Maj 2009