E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inter mes festës dhe merkatos

Ndërmjet të shtunës dhe të dielës, zikaltrit pritet të fitojnë titullin e katërt radhazi, ndërkohë që tani kanë filluar të mendojnë për të ardhmensidomos në kupat evropiane.

Porta: me Hulio Sezar në portë, aktualisht më i miri në botë dhe Toldo zëvendësues, edhe ky më i mirë si zëvendësues, Interi ka një dhimbje koke më pak.

Mbrojtja: Nuk pritet ridimensionim për mbrojtjen më të mirë të kampionatit italian. Maksimumi mund të mendohet për një mbrojtës qendre. Alternativa: Karvajo, Zapata...

Mesfusha: është reparti ku pritet të ketë më shumë ndryshime. Figo, Kuarezma, Mansini, Viera, Himenez priten të largohen duke sjellë edhe të ardhura në klub. Mourinjo kërkon një nga Obi Mikel i Çelsit, Inler i Udinizes, Felipe Melo i Fiorentinës dhe dhuratë nga Morati për titullin ka kërkuar Fabregas. Problem mbete shuma prej 40 milion eurosh dhe konkurenca e Real Madridit.

Sulmi: Kruz, Krespo, Obina largohen, Adriano i ikur para kohe. Duhet një sulmues me peshë përkrah Ibrës, Baloteli s’mjafton. Këtu Morati pritet të kryejë shpenzimet më të mëdha: Quagliarella=15 milion+lojtarë, Milito=16 milionë+lojtarë. Surpriza do ishte blerja e Agueros.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›