Kabrini-Pakult, balotazhi kuqezi
Pas shumë e shumë emrash, kandidaturash, të qenë dhe të paqenë, të njohur dhe të panjohur, më në fund, të shtunën duket se shqiptarët do të njohin edhe trajnerin e ardhshëm të kombëtares së tyre.
Pas largimit të Ari Han nga pankina kuqezi, edhe pse në fillim u duk e lehtë, zëvendësimi i tij nuk ishte një rrugë edhe aq e shkurtër për t’u përshkuar. Megjithatë, dje, lajmet e fundit që vijnë nga Federata Shqiptare e Futbollit bëjnë të ditur se tani kandidatët për t’u ulur në stolin e përfaqësueses do të jenë dy.
I pari është ish-lojtari i njohur i Juventusit dhe i kombëtares së Italisë, Antonio Kabrini. Kabrini ka qenë edhe një herë tjetër në Shqipëri, pikërisht për të biseduar rreth mundësisë së të qenit trajner i kombëtares pas largimit të gjermanit Brigel. Dhe është një kandidaturë shumë e shpeshtë për përfaqësuesen e Shqipërisë.
Nga ana tjetër është Peter Pakult, trajneri austriak i Rapidit të Vjenës. Ai pati ardhur në Shqipëri për të parë në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa” ndeshjen Tirana-Teuta, përpara tre sezonesh, për të vëzhguar sulmuesin e Tiranës, Hamdi Salihin, i cili më pas preferoi Riedin. Pakult pritet të vijë sërish në Tiranë, nesër ose pasnesër, për të biseduar me krerët e FSHF-së.
Më në fund duket se edhe “telenovela” e emrit të trajnerit të kombëtares do të zgjidhet të shtunën.