E Shtunë, 31 Tetor 2026

Galiani: Merkato e mbyllur. Kampionati? No coment!

Pas një fillim sezoni të dobët, tashmë duket se Milani i është rikthyer ambicieve për të luftuar në të gjitha frontet. Megjithatë, Galiani nuk preferon të bëjë parashikime, përkundrazi, analizon vetëm gjërat që ndodhin.

Po ashtu, ai është kategorik edhe në lidhje me merkaton kuqezi: “Do të vijnë vetëm Bekam dhe Adiah. Merkatoja është absolutisht e mbyllur. Unë nuk di të ketë ndonjë interesim të Mançester Sitit për Gatuzon, as Huntelar nuk ka për të lëvizur”.

Ndërsa për merkaton e qershorit (dhe më konkretisht për Edin Dzekon), Adriano Galiani u shpreh: “Nuk e dimë sa kushton, 20, 30 apo 50 milion. Ai ka një kontratë me Volfsburgun deri në fund të vitit 2012, prandaj jo gjithçka varet nga ai”.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›