Galiani: Pato nuk shitet
Adriano Galiani pohoi se Milani ka refuzuar ofertën me vlerë 60 milionë euro të Çelsit, për sulmuesin Aleksandre Pato. Administratori i kuqezinjve këmbëngul se klubi nuk do ta shesë lojtarin brazilian, pavarësisht ofertave milionere që mund të vijnë në adresë të tij. 19-vjeçari kërkohet me ngulm nga Ançeloti, i cili duke përfituar nga fondet e Abramoviç kërkon të përforcojë kontingjentin e bluve të Londrës. "Në të kaluarën kemi marrë një ofertë edhe më të lartë se kjo dhe e kemi refuzuar. Pra, përgjigjja vazhdon të jetë ‘jo‘", tha Galiani. Milani vazhdon të kërkojë një sulmues (Adebajor e Luis Fabiano), ndërsa si alternativa shihen edhe dyshja e Lacios, De Silvestri dhe Ledezma.