Mundësi Sahit Prizreni humbet sfidën për medaljen e bronzit
Shqipëria mund të kishte shtatë medalje në "Peskara 2009". Por, mundësi Sahit Prizreni ka humbur shansin e tij për të fituar bronzin në stilin e lirë të peshës 66 kg. 27-vjeçari është paraqitur në Lojërat Mesdhetare si një prej sportistëve i cili do të sillte medalje për Kombëtaren kuqezi, por në përfundim ai e ka mbyllur aventurën vetëm në vendin e pestë. Prizreni i ka humbur të dy sfidat ku ka konkurruar dhe nuk arriti të grumbullonte pikët e nevojshme, për t‘u klasifikuar të paktën mes tre të parëve. Kuksiani është paraqitur paradite në tapet për ndeshjen çerekfinale: aty ai është përballur me Muhamet Ilkan. Turku ka fituar përballë kuqeziut, ndërsa pas ndeshjes së dytë Ilkan do të shpallej edhe fitues i medaljes së artë. Ndërsa Prizreni ka pasur një tjetër shans për të konkurruar për medalje, pasi gjatë pasdites u ndesh me Mohamed Ali Ben Ajek. Fituesi i këtij dueli do të fitonte automatikisht bronzin, por në fund ai që triumfoi ishte tuniziani.
Zhgënjimet kanë shoqëruar sportistët shqiptarë edhe gjatë ditës së djeshme. Përfaqësuesja e basketbollit për meshkuj humbi 96:68. Kjo është humbja e dytë radhazi për skuadrën e drejtuar nga Roland Avrami, pas poshtërimit të së dielës, 106:69 përballë Italisë. Edhe përfaqësuesja e hendbollit ka vazhduar të paraqitet thjesht si turiste në Lojërat Mesdhetare: kuqezinjtë u mposhtën me rezultatin e thellë 58:4 nga Franca. Kjo është humbja e dytë me shifra të tilla, pas asaj 48:5 të pësuar nga Algjeria. Zhgënjen edhe boksieri Enea Kovaçi, i cili është mundur në çerekfinalet e kategorisë 75 kg. (duke u eliminuar), nga algjeriani Rashid Hamani. Dyshja e qitjes, Thoma Çuni dhe Lulëzim Stafa nuk janë paraqitur sërish në konkurrimin e qitjes me piatel, ku ishte parashikuar të konkurronin në kategorinë "kurth". Paraqitje të dobëta edhe për notarët Sidni Hoxha dhe Endi Babi në garën e 100 m stil i lirë, ku janë renditur në vendet pesë dhe gjashtë. Ndërkohë, Adelajda Isaku ka regjistruar dy humbje të tjera 4:0 në pingpong, këtë herë kundër spanjolles Sara Ramirez dhe kroates Andrea Bakula.