E Diel, 1 Nëntor 2026

Ujkani, zëvendësi i Amelias te Palermo

E ardhmja e portierit shqiptar, Sajmir Ujkani, për sezonin e ardhshëm do të jetë sërish te Palermo. Ka qenë media italiane ajo që e ka konfirmuar një fakt të tillë, pasi drejtuesit e klubit sicilian kanë vendosur ta mbajnë në ekip si portieri i dytë pas Marko Amelias. Presidenti Zamparini, pasi ka mbyllur marrëdhëniet me Fontanë, Palermos i duhej të zgjidhte se, cili do të jetë zëvendësuesi i titullarit Amelia. Drejtuesit janë të orientuar t‘i besojnë sërish Samir Ujkanit, shkruante dje faqja prestigjioze sportive italiane "Calcio Mercato". Në fakt, 21-vjeçari shqiptar ka demonstruar një sjellje shumë korrekte përkarshi klubit. Por ashtu ai ka bërë paraqitje të mira si në stërvitje ashtu edhe ndeshje, edhe pse ka luajtur vetëm një pjesë në stadiumin "Meazza" kundër Milanit. Ai që do të largohet nga skuadra është portieri tjetër Aljardi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›