E Shtunë, 31 Tetor 2026

Galiani: Të hënën vendosim fatin e trajnerit

Milano - Drejtuesit e Milanit do të vendosin gjithçka për ekipin e sezonit të ardhshëm vetëm pas përfundimit të ndeshjes së kësaj mbrëmjeje me Romën. Administratori i klubit, Adriano Galiani, deklaroi se në mbledhjen e ditës së nesërme do të vendosë përfundimisht për të gjitha dyshimet e ngritura ditët e fundit.

I pyetur nga gazetarët për të ardhmen e trajnerit Ançeloti, Galiani është përgjigjur: “Patjetër që do të bisedohet edhe për trajnerin. Do të jetë një mbledhje ku do të qartësohen të gjitha gjërat”.

Ndërkohë, vetë trajneri Ançeloti, deklaratat për largimin e tij drejt Londrës i cilëson si përralla.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›