Kuvajt, 18 ushtarë amerikanë me H1N1
Virusi vdekjeprurës i gripit të derrave ka prekur 18 ushtarë amerikanë në Kuvajt. Testet e kryera kanë rezultuar pozitive me virusin H1N1. Lajmi bëhet i ditur nga nënsekretari i Shëndetësisë i vendit të Gjirit, sipas të cilit ushtarakët e mbërritur në Kuvajt nga SHBA janë vendosur në karantinë.
Rreth 15 mijë ushtarakë amerikanë janë të vendosur në Kuvajt, vend që përdoret si transit për misionet në Irak.
Rreth 15 mijë ushtarakë amerikanë janë të vendosur në Kuvajt, vend që përdoret si transit për misionet në Irak.