E Shtunë, 31 Tetor 2026

Volfsburgu thyen hegjemoninë bavareze në Gjermani

Volfsburg - Volfsburgu është shpallur këtë sezon kampion i Gjermanisë për të parën herë në historinë e tij. Në ndeshjen e fundit Volfsburgu shpartalloi pa kushte Verder Bremenin me rezultatin 5-1, fitore e cila i dha mundësinë të shpallej kampion.

Ky është titulli i parë për Volfsburgun, i cili debutoi në Bundes Ligë në vitin 1997. Njeriu i Volfsburgut kampion është padyshim arkitekti Feliks Magat, i cili e mori para dy vitesh këtë skuadër modeste nga mesi i Bundes Ligës për ta ngjitur në majën e futbollit gjerman.

Në vitin 2007, kur mori drejtimin Magat, asnjë prej lojtarëve që u shpallen dje kampionë nuk ishte pjesë e Volfsburgut. Magat hodhi hap pas hapi të gjitha bazat për të triumfuar skuadra e tij me merite në futbollin gjerman.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›