E Diel, 1 Nëntor 2026

Galiani: Tek Milani do të vijë një mbrojtës i madh

Milano - Administratori i Milanit, Adriano Galiani, shprehet optimist për skuadrën e tij në prag të ndeshjes me Juven. Milani do të luajë këtë fundjavë në “Olimpiko” me bardhezinjtë një ndeshje që mund të rezultojë deçizive për vazhdimësinë.

Galiani e sheh të keqen e Milanit tek skuadrat e vogla, duke u shprehur: “Nuk kemi asnjë frikë nga përballjet direkte me skuadrat e mëdha. Shkaku që jemi prapa Interit në tabelë janë pikërisht skuadrat e vogla, me të cilat kemi lënë mjaft pikë. Kur marrim fitore në Torino, ato janë gjithmonë të pandashme me skudeton”.

I ngacmuar nga gazetarët për epërsinë e Juventusit në futbollin italian, Galiani shprehet: “Për tituj në Itali Juvja është përpara, ne jemi pas tyre. Në planin ndërkombëtar jemi skuadra që kemi më shumë trofe, më shumë se bardhezinjtë”.

Në intervistën e tij përpara mediave italiane, Administratori i kuqezinjve i ka mëshuar edhe një herë nevojës për të afruar një mbrojtës të kalibrit të lartë. Për këtë ai shprehet: “Boll më me sulmues, do të marrim një qendërmbrojtës të madh, që ndoshta do të mbushë boshllëkun që do të lërë Maldini”.

Galiani ka falenderuar edhe një herë trajnerin Ançeloti për harmoninë që ka krijuar për të vendosur Kakanë dhe Ronaldinjon në fushë. Sipas tij është meritë e teknikut që këta yje kanë një harmoni mes tyre.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›