Rafa Benitez kandidat për stolin e Juventusit
Londër - Rafa Benitez është në shenjestrën e skuadrës së Juventusit. Bardhezinjtë janë duke menduar seriozisht për një zëvëndësues të Ranierit, ku më i përshtatshmi sipas tyre është Benitezi. Spanjolli drejton prej vitesh skuadrën e Liverpulit, dhe ka arritur të fitojë një Ligë Kampionesh, dhe një herë tjetër ka arritur të jetë finalist. News of the World publikon se karriera e tij do të vazhdojë në Serinë A me skuadrën e Juventusit.
“Zonja e vjetër” drejtohet prej dy vitesh nga Klaudio Ranieri, i cili që me mbërritjen e tij në Torino është përfolur disa herë për një largim. Hijet e trajnerëve të tjerë e kanë ndjekur gjithmonë nga pas teknikun në drejtimin e ekipit. Italiani zëvëndësoi në këtë post, ish-kampionin e botës, Deshampin.