Galiani konfirmon qëndrimin e Bekamit deri në qershor
Milano - Ylli i futbollit anglez, David Bekam, do të qëndrojë tek Milani deri në përfundim të sezonit. Këtë gjë e ka konfirmuar në mënyrë jo të prerë adminstratori i Milanit, Adriano Galiani. Sipas Galianit, gjithçka nuk është mbyllur përfundimisht, por shanset për qëndrimin e lojatrit në Itali janë shumë të mëdha.
“Mundësia për qëndrimin e Bekamit tek Milani deri në qershor është shumë e madhe, -shprehet Galiani për Sky Sport Italia. -Unë jam shumë optimist. Jemi në drejtimin e duhur, dhe mund të arrijmë marrëveshjen përfundimtare brenda disa orëve, ose deri nesër”.
David Bekam ka preferuar edhe vetë të qëndrojë tek skuadra e Milanit deri në përfundim të këtij sezoni, pasi ndjehet shumë i lumtur në Milano. Gjatë kësaj periudhe ai ka bërë paraqitje me të vërtetë të mira me skuadrën e drejtuar nga Ançeloti.