E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gasperini: Jemi gati dhe të karikuar për Interin

Xhenova - Trajneri i Xhenovas, Gasperini, është mjaft optimist në prag të përballjes me Interin ditën e nesërme. Ai risjell në kujtesë ndeshjen e fazës së parë në Milano, e cila pati përfunduar në barazim 0-0, megjithëse Xhenoa ishte në inferioritet numerik pas daljes me karton të kuq të Juriçit.

“Është gjithmonë bukur të risjellësh në kujtesë prezantime të ndeshjeve të tilla, -deklaron trajneri i Xhenovas, gasperini. –Në ‘San Siro’ jemi paraqitur mjaft mirë edhe për Kupën e Italisë. Për ndeshjen e nesërme pres një spektakël të vërtetë, një stadium i tërë do të jetë në mbështetjen tonë. Jemi të gatshëm për ta fituar këtë sfidë. Është një ndeshje e vështirë, por ne jemi të karikuar për të triumfuar”.

Ndeshja Xhenoa-Inter do të zhvillohet ditën e nesërme në orën 18:00.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›