E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranjiç tërheq vëmendjen e ekipeve angleze

Futbollisti i kombëtares kroate, Danijel Pranjiç, është vënë së fundmi në shenjestrën e disa ekipeve angleze. Pranjiç është duke bërë një paraqitje të shkëlqyer me skuadrën e tij, Herenvenin në kampionatin holandez. Deri tani futbollisti kroat ka arritur të shënojë 15 gola në 22 ndeshje.

Paraqitja e tij ka ngjallur interesimin e Uest Hemit dhe Sandelendit në kampionatin anglez, por edhe të Real Betisit në Spanjë.

Lidhur me kalimin e mundshëm të Pranjiçit në një nga këto kampionate, menaxheri i tij, Kaj Lerbi, shprehet: “Pranjiç aktualisht nuk ka vendosur asgjë për të ardhmen e tij. Për të, transferimi në një kampionat tjetër kërkon një profil tjetër kualitativ”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›