Gallach: Zgjedhjet ne Shqiperi, presim sukses

TCH: Pas zgjedhjeve te dieles, cfare shansesh ka Maqedonia per te celur bisedimet per anetaresim ne Bashkimin Europian?
Gallach: Para se gjithash, duhet te verejme sesi do te mbahet raundi i dyte i zgjedhjeve. Deri me tani, vleresimi i vezhguesve nderkombetare qe kane mbikeqyrur kete proces ka qene pozitiv. Menyra e te sjellurit ne keto zgjedhje ka qene e shkelqyer dhe ne po presim me padurim qe nje situate e ngjashme me kete te verehet dhe ne raundin e dyte. Megjithe motin e keq, pjesemarrja e votuesve ishte e konsiderueshme. Ecuria e votimit ka qene normale. Tani ajo cfare presim ne eshte qe ne raundin e dyte te kemi pak a shume te njejten situate.
TCH: Pervec Maqedonise, edhe per Shqiperine zgjedhjet jane kushti kryesor ne perafrimin e metejshem me Bashkimin Europian. Shqiperia ka vendosur te aplikoje para mbajtjes se zgjedhjeve te pergjithshme. C’atmosfere ka ne Keshillin Europian per kete vendim te autoriteteve te Tiranes?
Gallach: Kurorezimi i zgjedhjeve eshte vertet shume i rendesishem. Eshte tregues i mire per te pare sesi nje vend organizon strukturat, ne kete drejtim sigurine dhe lirine e plote te shprehjes, ndaj perben dhe diten me kritike te jetes demokratike te nje vendi. Per kete arsye, ne i kushtojme nje rendesi te madhe menyres sesi keto lloj ngjarjesh jane te organizuara. Eshte ajo cfare beme me Maqedonine dhe cfare do te bejme dhe ne rastin e Shqiperise. Prandaj, ne po presim te shohim qe zgjedhjet qe po afrohen ne Shqiperi te kurorezohen dhe te organizohen ne nje menyre qe te jete shume treguese e mire e mireqeverisjes se vendit. Sigurisht, qe nje nga menyrat per te vleresuar progresin drejt nje zhvillimi me te mire te procesit eshte te shohim se si do te shkoje vete diten e zgjedhjeve. Ndersa ne lidhje me kandidaturen e vendit ne Bashkimin Europian, une duhet te them se kjo i takon qeverise te vendose se ne c’moment kjo e fundit deshiron ta dorezoje kerkesen per statusin kandidat. Pra, nuk na takon neve. Por ajo qe ka rendesi ne termat e pergjigjes te Bashkimit Evropian eshte menyra se si do te behen gjerat dhe jo dita e dorezimit te aplikimit. Pra, eshte me e rendesishme qe te garantohet qe gjerat do te behen ne menyren e duhur dhe jo thjesht te nxitohen ne vend qe te presin dhe te garantojne se kushtet qe u jane vene respektohen ashtu sic duhet.
TCH: Sa e veshtire do te jete per EULEX-in qe te merret me misionin ligjor ne Kosove pas njoftimit nga disa vende te NATO-s se do te terheqin trupat. E sidomos pas rastit te Spanjes, e cila njoftoi se do te terheqe te gjithe trupat e saj brenda veres.
Gallach: Une mund ta them shume qarte se cfaredolloj reduktimi i numrit te trupave te KFOR-it ne Kosove nuk do te kete asnje impakt mbi EULEX-in. Misioni i BE-se bashkepunon shume mire me KFOR-in dhe ata kane funksione te ndryshme ne Kosove. Por ata koordinohen ne nje menyre shume intensive dhe ajo qe mund te themi eshte qe te gjitha reduktimet qe KFOR-i ka bere apo ndoshta do te beje ne muajt e ardhshem do te behen ne nje menyre qe kjo gje te mos kete asnje impakt mbi menyren se si KFOR-i vepron ne terren. Per kete arsye ne jemi absolutisht te bindur se bashkepunimi mes EULEX-it dhe KFOR-it do te vazhdoje dhe se do te vazhdoje per me te miren, si dhe se misioni i BE-se po permbush pergjegjesite e tij ne te gjithe territorin e vendit. Megjithe ndryshimet qe mund te kete ne KFOR, kjo gje do te vazhdoje te behet ne te njejten menyre.