Përcillen për në banesën e fundit dy policët e vrarë
Përcillen për në banesën e fundit dy policët e vrarë dje në një postbllok në fshatin Shëmri të Kukësit. Në ceremoni morën pjesë, drejtori i qarkut të Kukësit Furriku, drejtori i Policisë së Shtetit Premçi, deputeti i zonës e përfaqësues shtetërorë.
KUKES- Zhvillohet mes lotësh dhe dhimbjes ceremonia mortore e dy policave të vrarë një natë më parë në fshatin Shëmri të Kukësit. Të afërm dhe miq të Shkëlzen Dobrushit dhe Ramadan Hilës kanë përcjellë për në banesën e fundit trupat e pajetë të dy policëve që u ekzekutuan në krye te detyrës teksa po merrnin shërbimin e rojes.
Ngjarja e rëndë tronditi qytetin verior pak minuta para mesnatës së të hënës. Familjarët e dy efektivave të policisë mbeten të befasuar dje të tronditur nga kjo ngjarje e rëndë, teksa mësaun vdekjen e familjarëve të tyre.
Të pranishëm në ceremoninë mortore ka qenë drejtor i qarkut të Kukësit Muharrem Furriku, drejtori i Policisë së Shtetit Ahmet Premçi, deputeti i zonës dhe përfaqësues shtetërorë. Me kurora në duar ceremonia zyrtare ka përcjellë për në banesën e fundit trupat e pajetë të Shkëlzen Dobrushit dhe Ramadan Hilës.
“Shprehim ngushëllimin për familjarët e dy punonjësve të policisë së shtetit duke i siguruar se jemi pranë tyre në çdo moment për ta kaluar këtë dhimbje kaq të thellë. Njëkohësisht sigurojmë të gjithë qytetarët shqiptarë se punonjësit e polcisë së shtetit janë të motivuar dhe të privuar për të kryer me sukses misionin e tyre në luftë kundër kriminelëve”- u shpreh Drejtori i Përgjithshëm i policisë së Shtetit Ahmet Premçi.
Dy punonjësit e policisë u ekzekutuan me armë zjarri nga Afrim Hasani, në fshatin Shëmri të Kukësit në një postbllok. Ata janë gjetur të vrarë nga kolegët e tyre. sipas burimeve të policisë vrasja ka ndodhur për shkak të detyrës pasi dy efektivat e policisë kishin ushtruar pak ditë më parë kontroll për armëmbajtje pa leje në shtëpinë e autorit, i cili u arrestuar mesditën e sotme një natë pas kryerjen së krimit të dyfishtë në këtë ngjarje të rëndë. (a.r/news24/balkanweb)