Mat, dëbora arrin 130 cm, izolohet komuna Komsi
Dëbora e rënë gjatë ditëve të fundit në zonat e thella malore ka izoluar komunën Komsi në rrethin e Matit. Në disa fshatra të kësaj zone dëbora ka arritur në 130 cm. Banorët nuk kanë mundësi komunikimi në rrugë tokësore me zonat përreth.
MAT- Dëbora e rënë dy ditë më parë ka shkaktuar vështirësi të mëdha në rrethin e Matit. Në disa fshatra dëbora ka arritur 130 cm, duke izoluar totalisht banorët. Konkretisht komuna Komsi dhe fshati Selitë mbeten më problematik nga bllokimi i dëborës së rënë. Banorëve u është ndërprerë çdo komunikim me fshatrat e tjerë, ndërkohë mjeti borëpastrues i nisur drejt këtij fshati ka mbetur i bllokuar si shkak i mungesës së karburantit.
Prej 5 ditësh banorët janë të bllokuar në komunën e Komsisë, ndërkohë rrugët nuk janë zhbllokuar duke e bërë më të vështirë situatën nëse reshjet do rinisin në ditët në vijim. (a.r/news24/balkanweb)