E Diel, 1 Nëntor 2026

"SuperEnalotto", italiani nga Bagnone fiton 147 milionë euro

Një Italian nga qyteti i vogël i Bagnone në rajonin qendror të Toskanës, është fitues i çmimit të llotarisë më të madhe Europiane prej 147 milionë euro, raportoi media shtetërore italiane.
Shumë banorë u mblodhën për të festuar me shampanjë në lokalin "Biffi", ku ishte blerë dhe bileta "SuperEnalotto".
" Jam shumë I lumtur, ky është gëzimi më I madh. Është mahnitëse të shikosh një fitim kaq të madh"-tha Anna Creta, një pensioniste në lokal.
Ishte hera e parë që dikush kishte zgjedhur kombinimin fitues prej 6 numrash I llotarisë "SuperEnalotto" të drejtuar nga shteti që nga 31 janari.
" Unë nuk mund ta besoj që qyteti ynë mori një çmim kaq të madh, ne duhet ta lexojmë këtë event si një shënjë të mirë për të ardhmen tonë"-tha kryetari I bashkisë së qytetit.
Çmimi I madh ishte gjithnjë e në rritje për shkak të furisë së basteve në të gjithë Italinë I cili tërhoqi dhe turistët nga vendet fqinje që të merrnin pjesë në llotari.
Agjencia shtetërore italiane e lajmeve " Ansa" njoftoi fituesin emri I të cilit nuk bëhet endeI ditur, I cili ka shpenzuar vetëm 2 euro për biletën.
"SuperEnalotto" I ka siguruar një fat të papritur Thesarit Italian ndaj të cilit është ushtruar shumë presion, i cili ka parë të ardhurat e llotarisë të përdoreshin në disa mënyra për të kompensuar rënien e të ardhurave vjetore nga taksat, duke qënë se Italia u përfshi në recensionin ekonomik më të rëndë që pas luftës.
Thesari do të mbajë rreth gjysmën e më shumë se 2 miliardë euro me vlerë të basteve, të mbledhura që nga xhekpoti I fundit në janar.
Pjesa tjetër është paguar në fitim për shitësit e biletave dhe organizatorët e llotarisë " Sisal SpA".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›