Galliani Cassano eshte me mire

Antonio Cassano është i shtruar në Poliklinikën e Milanos që nga e shtuna në mbrëmje dhe mëngjesin e së hënës i është nënshtruar analizave dhe verifikimeve të tjera për të kuptuar arsyen e vështirësive në lëvizje dhe të folur që pati gjatë kthimit nga Roma me ekipin e Milanit.
Për të qetësuar tifozët kuqezinj ka menduar Adriano Galliani, administratori i deleguar i Milanit.
“Me Antonion kam folur dhe kam shkëmbyer shumë mesaze. Është më mirë dhe jam i bindur që do ta marrë veten. Cassano është me humor të mirë dhe i qetë. Probleme të tilla nuk mund t’i shpjegoj sepse nuk jam doktor, por mund të them që gjëra të tilla ndodhin”, tha Galliani.
Edhe trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, u tregua optimist: “Shpresojmë që ta kemi sa më shpejt në skuadër. Kam komunikuar me të dhe mu duk më mirë. I gjithë ekipi është i shokuar.”
Cassano do të qëndrojë të paktën edhe një ditë tjetër i shtruar në spital për të bërë të gjitha analizat e nevojshme.
Doktori i Milanit theksoi të dielën se “Cassano nuk është mirë dhe po hetojmë”, ndërsa burime brenda klubit nënvizojnë se bëhet fjalë për një “rast delikat, por jo të rëndë”.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Hazard: Largohem nga Lille në fund të sezonit
Eden Hazard, talenti belg i Lille, ka thënë se do të largohet nga kampionati francez në fund të këtij sezoni duke i hapur rrugën klubeve të mëdha të Europës të interesuar për të për të nisur “gjuetinë” në merkato. Vazhdon dueli Tirana-Teuta për kreun
Dueli Tirana – Teuta për kreun e Superligës vazhdon edhe pas javës së shtatë. Edhe pse kanë luajtur në transfertë, asnjëra nga dy skuadrat kryesusese nuk ka humbur pikë. Kasano shtrohet në spital
Menjëherë pas kthimit në Milano nga ndeshja ndaj Romës, e fituar nga Milani me rezultatin 2-3, Antonio Kasano është shtruar në spital.
Bundesliga, Bayern rigjen fitoren
Bayern Munchen rigjen shumë shpejt fitoren pas në Bundesligën gjermane. Barcelona rinis spektaklin
Barcelona rikthehet tek fitorja me goleadë në kampionatin spanjoll.
Lajmet kryesore
Ligji i mbetjeve, Berisha: Kthimi nga Presidenti, politik
"Shoqëria civile të monitorojë importin"
Rama:Do të vazhdojmë politikën e dorës së shtrirë
Ekspertët: Videoja Meta-Prifti, nuk u gjetën gjurmë regjistrimi
Kukës, konflikti me minierën
Hapen 38 km në autostradën Vërmicë-Merdare