Galliani: Milani ende nuk e ka fituar titullin

Shefi ekzekutiv i Milanit, Adriano Galliani, ka tentuar të zbusë fjalët që thonë se kuqezinjtë tashmë e kanë në dorë trofeun e kampionit të Italisë.
Kuqezinjtë kryesojnë tabelën e Serie A me gjashtë pikë përpara përcjellësit të parë, Napoli, kur kanë mbetur edhe pesë xhiro për t`u zhvilluar, ndërsa shumëkush mendon se Scudetto tashmë i takon Milanit.
“Ishte një fundjavë e mirë për ne, por ne duhet të qëndrojmë të qetë. Ende nuk kemi fituar asgjë”, ka deklaruar Galliani për Ilgiornale.it.