E Shtunë, 31 Tetor 2026

Redknapp në planet e Chelseat

Trajneri i Tottenhamit, Harry Redknapp, raportohet se është në listën e Roman Abramovich për të zëvendësuar trajnerin aktual Carlo Ancelotti.

The Mirror shkruan se Ancelotti pritet të shkarkohet në qershor pas një sezoni pa trofe dhe se Redknapp është në listën e ngushtë të emrave për të drejtuar ekipin londinez.

Krahas Redknapp në listë raportohet se janë edhe trajneri aktual i Barcelonës, Pep Guardiola, pastaj Marco van Basten, Frank Rijkaard dhe trajneri i Portos, Andre Villas-Boas.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›