Galliani i jep zemër Milanit: Ndaj Juves do të kërkojmë fitoren
Do të blejmë një mbrojtës. Ja kë do të ktheja mes Ibrës dhe Tiago Silvës
Adriano Galliani ka folur gjerë e gjatë për aktualitetin e Milanit për La Gazzetta dello Sport. Administratori i deleguar i Milanit ka theksuar se Juventusi nuk është skuadër më e mirë se Milani edhe pse po fiton titullin kampion për herë të dytë radhazi në Serinë A. Blerja e parë e sezonit të ardhshëm do të jetë një mbrojtës, por jam i bindur se edhe kështu siç jemi, Milani nuk është inferior ndaj Juventusit. Në 24 javët e fundit të kampionatit kemi një ritëm të njëjtë. 15 pikët e disavantazhit janë grumbulluar të gjitha në 8 javët e para, theksoi Galliani, i cili foli edhe për momentin jo të mirë të sulmuesit El Shaaraëy. Është mirë fizikisht, testet janë pozitive. Është vetëm paksa i lodhur mendërisht dhe kjo është normale sepse është 20 vjeç dhe ka luajtur më shumë se kushdo tjetër. Kundër Juventusit mendoj se do të niset si titullar, tha administratori i deleguar i Milanit. Kur u pyet kë do të rikthente po të kishte mundësi mes Thiago Silva dhe Ibrahimoviç, Galliani zgjodhi qendërmbrojtësin: Nuk do e them se kë do ktheja tek Milani sepse mërzitet tjetri, por në Itali fiton ai që pëson më pak gola.
Ndeshja me Juven
Adriano Galliani në prag të sfidës ndaj Juventusit kërkon tu jap zemër lojtarëve të tij dhe ti bëjë të besojnë se janë të barabartë ndaj bardhezinjve. Nuk dua ti ngarkojë më shumë lojtarët përpara një sfide kaq të rëndësishme. Juventusi do të kërkojë të na mundë por edhe ne do tu përgjigjemi në të njëjtën mënyrë sepse nuk jemi aspak inferior. Unë mendoj se nëse bardhezinjtë dhe ne qëndrojmë me të njëjtat formacione edhe në sezonin e ardhshëm atëherë do të kemi 15 pikë më shumë në 8 javët e para. Kujtojmë se në 5 vitet e fundit jemi skuadra që ka fituar më shumë pikë. Nëse do të bëhej një klasifikim si të UEFA-s do të ishim të parët.
Merkato
Numri dy i kuqezinjve nuk ka lënë pa prekur edhe situatën në merkato. Kuqezinjtë pas largimit të Ibrahimoviç dhe të Thiago Silvës po kërkojnë të përforcojnë skuadrën me element të rëndësishëm për sezonin e ardhshëm. Ndërhyrja më urgjente duhet kryer në prapavijë, ku mbrojtja është problemi më i madh. Milani nuk duhet të blejë një top player por ta krijojë vet atë. Duhet të heqim dorë nga blerjet e mëdha ashtu siç bëmë në vitin 2012 kur vendosëm të besojë më shumë te lojtarët e rinj. Nëse kemi ndërmend të blejmë atëherë do ta bëjmë vetëm në mbrojtje. Ibra te Juventus? Ai është një profesionist i vërtet, dhe nuk na vjen keq që shkon të bardhezinjtë, por po të shohim shifrat e transferimit dhe rroga e tij janë shumë të larta për bilancet tona. Në fund të fjalës së tij Galliani nuk ka lënë pa folur për Balotellin dhe për pezullimin e tij ndaj Zonjës së Vjetërduke ironizuar për pezullimin e tij. Blerja e tij ka të bëjë vetëm më aspektin futbollistik. Këtë gjë e ka treguar loja dhe golat e tij. Është një martese në të mirë të të dyja palëve. Dënimi me dy javë mendojë se është i ekzagjeruar vetëm për një ofendim.
Elkann përjashton mundësinë
e blerjes së Zlatan Ibrahimoviç
Presidenti i FIAT-it, John Elkann përjashton mundësinë e afrimit të Zllatan Ibrahimoviç me Juventusin. Kreu i shtëpisë italiane të prodhimit të makinave, zgjedh një batutë për tiu përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse zonja e vjetër po punon për ta transferuar shtatlartin suedez në Torino. Sipas Elkann, Ibrahimoviç po kërkon shtëpi në Milano, çka bie ndesh me zërat mediatikë të kohëve të fundit, sipas të cilëve, shoqëria bardhezi synon ta rikthejë djalin plangprishës në skuadër pas largimit në vitin 2006. Presidenti i FIAT-it kërkoi gjithashtu që skuadra të mos e ulë ritmin në kampionat, duke theksuar se çdo ndeshje deri në fund të sezonit vlen për titullin kampion