Superliga Shqiptare java e 23-të
Superliga shqiptare po luan në këto moment dy ndeshjet e para të javës së 23-të, ndërsa në orën 17:00 do të luhet një nga takimet më të rëndësishem të kësaj jave.
24 herë kampionët e Shqipërisë, Tirana, do të pres në stadiumin “Qemal Stafa” skuadrën më me traditë në futbollin shqiptar, Vllazninë. Të dyja skuadrat kanë të njëjtat pikë në tabelën e renditjes ndërsa kanë bërë një edicion për tu harruar pasi edhe shpresat për të marrë pjesë në Kupat e Europës janë shumë të pakta. Gjithsesi për rivalitetin historik mes njëra – tjetrës, kjo sfidë mbetet një nga më të bukurat e sezonit.
Kjo përballe vlen më shumë për të treguar potencialin e skuadrave dhe progresin që atë po bëjnë nga dita në ditë. Superliga do të vazhdojë nesër me të tjera takime të rëndësishme ku spikat dueli shumë i fortë i viteve të fundit mes Flamurtarit dhe Skënderbeut. Në Vlorë kuqezinjtë do të kërkojnë tu shkaktojnë Korçarëve humbjen e tretë në këtë sezon pas atyre ndaj Vllaznisë dhe Tiranës. Nga ana tjetër “Ujqërit e Dëborës” që tashmë janë vetëm 1 pikë larg shpalljes zyrtarisht kampion të Shqipërisë për të tretin vit radhazi, do të kërkojnë titullin ndaj një prej rivalëve më të fortë në vitet e fundit dhe për më tepër në fushën kundërshtare.
Nesër një luftë e veçantë do të bëhet edhe për sa i përket vendit të dytë, pasi përveç Flamurtarit që do të luftojë deri në fund për këtë pozicion, në garë janë edhe Teuta dhe Kuksi. Këta të fundit u duhet ta mbrojnë këtë pozicion në 4 ndeshjet e fundit duke filluar nga nesër në transfertë kundër skuadrës së Besës. Ndërsa Dursakët nesër do të luajnë në ” Niko Dovana” përballë Apolonisë që tashmë ka prerë biletën për një kategori më poshtë.
Një ndeshje tjetër është ajo mes Kastriotit dhe Luftëtarit. Të dyja këto skuadra nuk kanë shumë pretendime ndaj edhe ndeshja do të luhet më shumë për formalitet se sa për të ndryshuar ndonjë gjë në tabelën e renditjes.