E Shtunë, 31 Tetor 2026

Galliani në takim për dy blerje

Adriano Galliani nuk po ndalet së punuari për Milanin. Drejtori teknik i skuadrës është sot në bisedime për blerjen e dy lojtarëve. Dy dëshirat e Milanit janë lojtarë që kanë gjysëm e kartonit në dy skuadra.

Sulmuesi italian Cerci është dëshira e parë e Milanit ndërsa kartoni i tij është përgjysmë mes Fiorentinës dhe Torinos. Milani po e dëshiron edhe mbrojtësin perspektiv italian, Vasco Regini.

Kartoni i tij është mes Sampdorias dhe Empolit. Marrëveshja me njërin nga lojtarët mund të bëhet sot ndërsa takimi po vazhdon në "Ata Hotel"./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›