E Shtunë, 31 Tetor 2026

Real Madrid në sulm për talentet Bale dhe Isko, Cavani qëndron në pritje

Në pritje të zyrtarizimit të Anchelotit pas lajmeve se Kapelo do të nënshkruajë me PSG, drejtuesit e Real Madrid po projektojnë merkaton për sezonin e ardhshëm. Drejtuesit e “Galaktikëve janë hedhur sërish në sulm për të siguruar dy blerjet e para. Sipas asaj që raporton e përditshmja spanjolle AS, presidenti i madrilenëve, Perez, po kërkon që të mbyllë sa më shpejtë këtë goditje të madhe dhe të dyfishtë.

Kostoja e operacionit për të sjellë në Madrid dy talente të futbollit të ardhshëm është shumë e lartë. Londinezët e Totenham nuk dëshirojnë të heqin dorë nga ylli i tyre i skuadrës, nëse oferta për të vjen më poshtë se 100 milion euro. Ky duket se do të jetë çmimi përfundimtar që drejtuesit e Spërsave, kanë vendosur për 23-vjeçarin uellsian. Perez kërkon të nënshkruaj me një tjetër lojtar të madh në arenën ndërkombëtare dhe për Beil, ai duket se është i gatshëm të bëjë çmendurinë më të madhe të kësaj merkatoje.

Ndryshe nga situata për të marrë shërbimet e Beil, ajo për talentin spanjoll duket disi më pak e kushtueshme. Drejtuesit madrilen kanë gati 30 milion euro për kartonin e sulmuesit të Malagës, por këta të fundit kërkojnë të paktën 35 milion euro për kartonin e yllit të tyre. Diferencat mes kërkesës dhe ofertës për talentin iberik nuk janë një diferencë e madhe, ndaj dhe blerja e Iskos mund të jetë goditja e parë e kryeqytetasve spanjoll. Nëse do të arrihen këto marrëveshje, atëherë madrilenët do të hyjnë në histori për shpenzimin e 135 milion eurove vetëm për dy lojtarë.

Duke parë çmimin e lartë të uellsianit Beil, madrilenët nuk kanë lënë pas dore edhe alternativën tjetër, blerjen e Edison Kavanit.

“El Matador kushton rreth 60 milion euro që së bashku me Iskon kapin një shifër më të vogël se ajo e Beil vetëm, ndaj dhe alternativat më të mundshme janë që në Madrid të përfundojnë dyshja Cavani-Isko.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›