E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanja nesër luan me amaterët, me mësues e studentë

Mediat braziliane parashikojnë se Spanja mund të thyej nesër një rekord në futboll. Përfaqësuesja më e mirë në botë do të përballet me njëren nga përfaqësueset më të dobta në botë.

Tahiti do të mundohet të ruaj turpin me Spanjën pasi u turpërua nga Nigeria në ndeshjen e parë duke humbur me rezultat 6 me 1.

Në skuadrën e Tahitit vetëm një është futbollist, madje edhe ai luan në një skuadër tejet amatore. 8 futbollistë janë të papunë, dy nga ta janë mësues, disa mirren me turizëm ndërsa njëri është alpinist./Indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›