Gana barazon me Australinë

Gana nuk ka mundur të fitojë më shumë sesa një pikë në ndeshjen e saj të dytë të Grupit D, përballë Australisë, pasi ky takim i zhvilluar të shtunën ka përfunduar me rezultat të barabartë, 1:1.
Australia e nisi mirë këtë ndeshje, duke kaluar e para në avantazh prej 0:1 në minutën e 11-të, me golin që e realizoi Brett Holman. Në fakt, Mark Bresciano fillimisht gjuajti nga një goditje dënimi, por topin e ndali portieri i Ganës, por në tentativën e dytë, Holman ia doli ta dërgojë topin në rrjetën e portës ganeze.
Pas këtij goli të pësuar, Kombëtarja e Ganës filloi të sulmonte më tepër për ta barazuar rezultatin. Kështu, në minutën e 25-të, topin të cilin një futbollist i Ganës e plasoi drejt portës së ekipit kundërshtar, me dorë e ndali Harry Kewell, i cili me këtë rast u përjashtua nga ndeshja, pasi u ndëshkua me kartuç të kuq.
Prej këtij rasti, Gana përfitoi edhe penallti, të cilin në gol e shndërroi Asamoah Gyan, që barazoi rezultatin në 1:1.
Pasi mbeti me një futbollist më shumë në fushë, gjatë pjesës së parë Gana dominoi lehtë përballë Australisë, duke i krijuar edhe disa raste të tjera të mira për shënim, por pa sukses.
Në pjesën e dytë, forcat në terren ishin të barabarta dhe as që vërehej se Australia luante me një lojtar më pak. Përkundrazi, australianët shpeshherë përpiqeshin edhe të shënojnë gol, duke e rrezikuar portën e ekipit kundërshtar.
Kurse, Gana kryesisht me gjuajtje nga distanca mundohej ta shënonte golin e fitores, gjë që nuk ia doli ta bëjë dhe kështu ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë, 1:1.
Pas ndeshjeve të treta do të kuptohen emrat e dy skuadrave të këtij grupi, që do të kualifikohen në garat e mëtutjeshme.
Grupi D
Gana – Australia 1:1
Gjermania – Serbia 0:1
Tabela
Gana 2 4
Gjermania 2 3
Serbia 2 3
Australia 2 1