Festivali Ballkanik i Teatrit në Kosovë

“Dodona” do të jetë vendi që do të bashkojë artdashësit, për t’u bërë pjesë e edicionit të pare të festivalit të Teatrit Ballkanik.
Ky festival do të japë mundësinë që të bëhemi pjesë dhe të bashkëndjejmë lojën skenike, kryesisht lojën e teatrit të vogël, teatrit kamertal, format ky ku luajnë nga dy deri në gjashtë aktorë, dhe koha është e limituar nga 45-55 minuta. Në këtë edicion do të marrin pjesë gjashtë shfaqje nga shtetet fqinje.
“Qëllimi i këtij festivali është zhvillimi i artit skenik dhe hapja e mundësive të reja të bashkëpunimit me teatro dhe shtete tjera të rajonit”, tha Sunaj Raça, organizatori i festivalit, në konferencën e mbajtur të premten.
Festivali i Teatrit Ballkanik, në natën e parë pas hapjes, do të na japë mundësinë të shohim shfaqjen nga Tirana “Për trupin nga koka” në regji të Inida Gjatës, ditën tjetër më datë 22 qershor do të jetë shfaqja nga Nishi, “Primadona” në regji të Irfan Mensur, dita tjetër na sjell shfaqjen nga Teatri profesional “Adriana Abdullahu” dhe Dodona “Nata e Zotrave” në regji të Fatmir Hysenit, Kumanova më 24 qershor sjell shfaqjen “Kufomat e Gjalla” në regji të Zijadin Murtezit, ditën tjetër do të kemi mundësi të shohim shfaqjen nga Podgorica “Vise od Terapije” në regji të Alisa Stojanoviç dhe në natën e fundit me fillim në orën 19:00, do të jepet shfaqja “Sonte jam vetëm “ në regji të Enver Petrovcit, ndërsa në orën 21:00 do të bëhet ndarja e çmimeve.
Festivali do të ketë karakter garues dhe çmimet të cilat do të ndahen në kuadër të festivalit të Teatrit Ballkanik, janë: shfaqja më e mire, regjia më e mire, aktori më i mire (çmimi “Faruk Begolli”) dhe aktorja më e mire.
Sipas Raçës, festivali për realizimin e tij ka gjetur një mbështetje simbolike, sipas tij, nga ata që është dashtë t’i mbështesin këto iniciativa, mirëpo nuk kanë ngelur keq ngaqë mbështetje më të madhe për realizimin e këtij festivali ka dhënë hotel “Victory” . Organizimin e këtij festivali e ka bërë shtëpia filmike “Arena”.