E Shtunë, 31 Tetor 2026

TabulaRasa

Njëri prej reperëve më stilin më të veçantë në Kosovë, “Lyrical Son”, emri i vërtetë i të cilit është Festim Arifi, ka realizuar një video-klip, i cili është duke u pëlqyer më të madhe në Prishtinë.

Kënga me titull “Tabullarasa”, njëherësh ka shënuar edhe ndërrimin e zhanrit të këtij reperi, ndërkaq sa i përket realizimit të klipit, që po ashtu është komentuar shumë në Prishtinë, Lirical Son thotë se është ndarë shumë i kënaqur.

“Idenë për këtë videoklip e kam pasur qëkurse kam qenë fëmijë, mirëpo atë e kam realizuar vetëm tani dhe atë me ndihmën e produksionit ‘Entermedia”, që e realizoi ashtu sikurse e kam planifikuar.

L. S thotë se video e tij i ka paraprirë albumit të tij që po ashtu do të hedhë në tregun e Kosovës gjatë këtij vitit.

Ndërkaq, as bashkëpunimi me dosta, sipas tij, nuk do të mungojë.

L. S po ashtu ka paralajmëruar se do të paraqitet edhe në dy video që janë bashkëpunim me këngëtarin MC Kresha dhe me rap-grupin tjetër NewPorn.

Spoti i ri i Lyrical Son

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›