E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Gana, me Uruguajin i mjafton edhe barazimi

Me Portugalinë tashmë të sigurt në raundin e 16-të pas dy ndeshjeve, ka mbetur vetëm një vend për t’u plotësuar në Grupin H. Emri i skuadrës së dytë të kualifikuar mund të dalë në ndeshjen mes Ganës dhe Uruguajit, ora 16:00.

Ganezët mund të festojë me një barazim, ndërsa Celeste, deri tani një nga skuadrat më zhgënjyese në këtë kampionat botëror, duhet të fitojnë nëse nuk dëshirojnë të kthehen në shtëpi më shpejt se sa pritej.

Përplasen dy skuadra të kundërta polare: Gana ka shënuar 5 gola në dy ndeshje, si të mëdhenjtë e turneut, ndërsa Uruguai nuk e ka gjetur kurrë golin, me sulmuesit e saj të vjetër që aktualisht janë në hijet dhe vite dritë larg formës më të mirë.

Për Cavanin dhe Suarez është thirrja e fundit: të udhëheqin skuadrën e Alonso-s në 16-she, përndryshe aventura e tyre me kombëtaren do të përfundojë që sot në Katar.

GANA-URUGUAJ

GANA(4-2-3-1): Ati Zigi; Lamptey, Amartey, Salisu, Mensah; Partey, Oëusu; A. Ayeë, Kudus, J. Ayeë; I. Ëilliams. Trajner: Addo.

URUGUAJ(4-3-3): Rochet; Caceres, Godin, Gimenez, Olivera; Valverde, Bentancur, Vecino; Pellistri; Suarez, Nunez. Trajner: Alonso.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›