Korea e Jugut ëndërron kualifikimin përballë Portugalisë

Korea e Jugut e Paulo Bentos kërkon kualifikimin në raundin e 16-shes të Kupës së Botës Katar 2022 duke sfiduar Portugalinë e Fernando Santos, tashmë e sigurt se do të kalojë, në ditën e tretë dhe të fundit të Grupit H.
Luzitanët kryesojnë grupin me 6 pikë në renditje, rezultat i fitoreve ndaj Ganës dhe Uruguajit. Aziatikët janë në vendin e 3-të me një pikë, një barazim me Uruguajin dhe një humbje ndaj Ganës.
Do të jetë takimi i dytë në një Botëror për dy ekipet kombëtare. Koreja e Jugut dhe Portugalia sfiduan njëra-tjetrën në edicionin e vitit 2002 në Kore dhe Japoni dhe në atë rast ishte skuadra aziatike që mori tri pikët me një fitore 1-0 me golin e shënuar nga Park Ji-sung.
Nëse Portugalia ka fituar biletën tashmë për në fazën e eliminimit, Korea e Jugut do të duhet të fitojë me çdo kusht për të shpresuar të fitojë vendin e 2-të në garën me Uruguain dhe Ganën. Në rast të pikëve të barabarta, do të llogaritet diferenca e përgjithshme e golave.
Cho Gue-sung është golashënuesi më i mirë i aziatikëve në turne me 2 gola të shënuar, rezultat i dopietës së tij personale kundër Ganës, ndërsa Bruno Fernandes, autori i 2 golave të Portugalisë kundër Uruguajit, është më rezultativi nga lojtarët e lusitanëve.
Korea e Jugut-Portugali do të zhvillohet pasditen e së premtes, 2 dhjetor 2022 në skenën e stadiumit Education City në orën 16.00.
KOREA JUGUT-PORTUGALI
KOREA JUGUT (4-2-3-1): Kim Seung-gyu; Kim Moon-hëan, Kim Young-gëon, Kim Min-jae, Kim Jin-Su; Jung Ëoo-young, Hëang In-beom; Lee Kang-in, Jeong Ëoo-yeong, Son Heung-min; Cho Gue-sung. Trajner: Bento
PORTUGALIA(4-3-3): Diogo Costa; Cancelo, Pepe, Antonio Silva, Guerreiro; Bernardo Silva, Ëilliam Cavalho, Palhinha; Joao Felix, André Silva, Rafael Leao. Trajner: Fernando Santos