Lufta/ Soltz dhe Stoltenberg: Do mbështesim Ukrainën! NATO nuk do të përfshihet në luftë

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, dhe sekretari i përgjithshëm i NATO -s, Jens Stoltenberg, kanw garantuar se do tw vijojnw mbështetjen ndaj Ukrainës “për aq kohë sa të jetë e nevojshme” dhe se NATO nuk do të përfshihet në luftë
Ata theksuan gjithashtu rëndësinë që ” Vladimir Putin të mos fitojë luftën ” , ndërsa iu referuan nevojës për të mbrojtur tubacionet dhe kabllot nëndetëse, në kontekstin e një nisme gjermano-norvegjeze të lidhur.
“Një gjë është e qartë: së bashku me aleatët tanë në NATO, Bashkimin Evropian dhe shumë më gjerë, ne do të mbështesim Ukrainën në mbrojtjen e saj, për aq kohë sa të jetë e nevojshme, politikisht, ekonomikisht, humanitarisht, por edhe me furnizimin me armët e nevojshme. Rusia nuk duhet dhe nuk do ta fitojë këtë luftë. Është gjithashtu e qartë se vetë NATO nuk do të bëhet palë në luftë”, tha Soltz, duke theksuar se një veprim i tillë “do të çonte në një përshkallëzim me pasoja të paparashikueshme për të gjithë planetin”.
“Në këtë moment kritik, mbështetja jonë e vazhdueshme për Ukrainën është parësore. NATO nuk merr pjesë në luftë. Nuk do ta lejojmë Putinin të na tërhiqte në të”, tha Stoltenberg.
Ai shtoi se si pasojë e luftës, çmimet e energjisë dhe ushqimeve janë rritur, por “nëse Putin fiton, do të inkurajojë të gjithë liderët autoritarë të përdorin mjete të ngjashme, të cilat do ta bëjnë botën më të rrezikshme “./ CNN.gr
/rtsh.al/