Gana synon të mbajë lart nderin e Afrikës
JOHANESBURG-Gana është e vetmja skuadër afrikane që mund të kalojë në turin tjetër, në rast se do të arrijë të marrë të paktën një pikë në ndeshjen e sotme ndaj Gjermanisë.
Ganezët kanë 4 pikë në grupin D dhe u mjafton një barazim në ndeshjen e sotme për të kaluar më tej, por përballë do të kenë një superfuqi të futbollit botëror. Sfida më interesante pritet të jetë ajo mes dy vëllezërve Zherom e Kevin-Prins Boateng, të cilët kanë lindur nga një baba ganez dhe një nënë gjermane, ndërsa luajnë me dy kombëtare të ndryshme. Kevin-Prins Boateng është një nga lojtarët më të urryer nga gjermanët, duke parë se ai dëmtoi Mikael Balak përpara nisjes së Botërorit, në ndeshjen mes çelsit dhe Portsmuthit. Por, trajneri Milovan Rajevac mohoi që mbi futbollistin të ketë presion përpara kësaj ndeshjeje. “Mendoj se është një problem i shpikur nga media, ndërsa Kevin Prins Boateng do të japë më të mirën në ndeshjen e sotme dhe nuk do të pranojë të provokohet nga futbollistët gjermanë”, u shpreh trajneri serb që drejton Ganën. Pas eliminimit të Kamerunit, Afrikës së Jugut e Nigerisë, Gana e Algjeria janë të vetmet skuadra afrikane që kanë shanse të kalojnë për në turin tjetër të Kupës së Botës, duke qenë se edhe Bregu i Fildishtë praktikisht nuk ka asnjë shans.
(d.b/BalkanWeb)