Serbi-Australi barazimi është i ndaluar
JOHANESBURG-Barazimi është një rezultat i ndaluar në ndeshjen mes Serbisë dhe Australisë, e vlefshme për grupin D. Nëse asnjë nga skuadrat nuk fiton, atëherë ato rrezikojnë të eliminohen që të dyja nga turneu. Por, në kampin serb optimizmi është në maksimum përpara kësaj sfide. Fitorja me Gjermaninë e ka bërë skuadrën e Radomir Antiç të besojë se mund të arrijë në turin tjetër, ndërkohë që tekniku vetë është shprehur se dy seancat e fundit stërvitore kanë qenë nga më të mirat që kanë zhvilluar ndonjëherë futbollistët serbë. “E dimë se kemi një mundësi historike dhe do të përpiqemi të bëjmë më të mirën, - deklaroi Antiç. – Besoj shumë te djemtë e mi, te kjo skuadër”. Ndërkohë edhe kapiteni Dejan Stankoviç e ka kaluar dëmtimin e pësuar ndaj Gjermanisë dhe pritet të jetë i gatshëm nga minuta e parëe.
Australia ka ende një shans të kalojë në turin tjetër të Kupës së Botës, në rast se do të arrijë të fitojë thellë sot kundër Serbisë. Kjo skuadër i ka mbyllur dy takimet e mëparshme me 10 vetë për shkak të kartonave të kuq, ndërsa ka lëshuar akuza të forta ndaj arbitrave për mënyrën sesi i trajtojnë australianët në fushën e lojës. Kapiteni Lukas Neil ishte tepër i acaruar në konferencën për shtyp para ndeshjes me Serbinë, pasi shumë media i kanë quajtur australianët një “tufë qaramanësh” për shkak të ankesave ndaj gjykimit. “Në ndeshjen me Ganën mund të kishim fituar edhe me 10 vetë dhe nuk u ankuam. Këto janë idiotësira, nuk kemi pasur arbitrime të mira në ndeshjet tona dhe nuk kam pse të mos e them. Australia nuk ka qenë kurrë një ekip qaramanësh, ekip qaraman është ai që humb 4-1 dhe ankohet për gjyqtarin”, deklaroi Lukas Neil. Megjithëse serbët e nisin ndeshjen si favoritë, australianët nuk janë një kockë e lehtë për t’u kaluar. Megjithëse luajtën 65 minuta me 10 vetë kundër Ganës, ata arritën të merrnin një barazim që i mban ende në lojë për kualifikimin.
(d.b/BalkanWeb)