E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha përshëndetrezolutën e PE, vizattë pandalshme

TIRANë- Në mbledhjen e sotme të qeverisë, Kryeministri Sali Berisha përashëndeti miratimin e rezolutës për progresin e Shqipërisë në precesin e integrimit, gjithashtu thekson se liberalizimi i vizave është tashmë një proces i pashmangshëm

“Procesi i heqjes së vizave kaq shumë i pritur nga shqiptarët u bë një proces i pandashëm që po ecën tashmë në rrugë të drejtë”,- u shpreh kryeministri.
"Miratimi nga Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian i rezolutës për heqjen e vizave për Shqipërinë përbën një moment historik për qytetarët shqiptarë", tha kryeministri Berisha.

Ai siguroi parlamentarët europianë se qeveria po punon me intensitet për të plotësuar tre rekomandimet shtesë për vizat, të njoftuara nga komisionerja Malmstrom.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›