E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gana tërhiqet nga Balotelli

Selektori i Ganës, Milovan Rajevac ka kritikuar sulmuesin e Interit, Mario Balotelli për mosinteresimin e tij të përgjigjet në thirrjet për përfshirje në Kombëtare për Kampionatin botëror.

Edhe pse Balotelli është titullar në ekipi U-21 të Italisë, prindërit e tij biologjik janë ganez që i mundëson atij të luaj për Kombëtaren afrikane. Mirëpo, Rajevac ka thënë se është tërhequr nga përpjekjet e tij për angazhimin e Balotellit.

“Përderisa unë vazhdoj të jem selektor i Ganës, Mario nuk do të luaj kurrë për ekipin tim. Kjo nuk do të ndodh” tha ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›