E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gandi i dyte

Dhe tashti pasi u njohem me jeten dhe veprimtarine e Gandit ne vellimin e pare pasi e njohem ne pergjithesi Gandin te shohim ate ane te personalitetit te tij qe ka lidhje me mendimin e tij me botekuptimin e tij me filozofine dhe fene e tij me ate qe pergjithesisht quhet gandizem.

Cilido qe e di dhe e pranon filozofine si mendimin me te coroditur e me te peshtjelluar te shprehur ne menyren me te pakuptueshme te mundshme me fjale e fraza te medha me lojera sofiste fjalesh me arsyetime absurde e abstrakte silogjike per ceshtje qe nuk preokupojne asnje ne kete pjese te librit per Gandin ku jepet botekuptimi i tij nuk do te gjeje ate qe mendon. Perkundrazi mendimin e Gandit apo filozofine e tij do ta gjeje te shprehur ne menyren me te thjeshte te mundshme dhe te drejtuar nga problemet me jetike te njeriut dhe te shoqerise.

Cilido qe e di dhe e pranon filozofine si disiplinen qe te jep nje status te larte ne hierarkine e te kulturuarve ne kete pjese te librit te Gandit ku jepet filozofia e tij nuk do te gjeje ate qe mendon. Kushdo qe deshiron te ndryshoje e te permiresoje veten kushdo qe deshiron ti sherbeje shoqerise atdheut dhe botes kushdo qe do qe te behet me i perulur me pak konformist me shume idealist me i drejte me i vertete me me karakter me i moralshem me modest kushdo qe do te clirohet nga cdo lloj paragjykimi e zgjedhe kushdo qe do te ece sipas parimit me te larte sipas parimit te se vertetes ne kete pjese te librit per Gandin ku jepet filozofia dhe feja e tij do te gjeje ate qe i duhet. Cilido qe per nga natyra ka nje predispozite butesie qe vlereson moralin dhe te verteten te drejten dhe te padhunshmen do ta perqafoje menjehere kete pjese te librit per Gandin. Cilido qe per nga natyra ka nje predispozite egersie qe nuk vlereson moralin dhe te verteten te drejten dhe te padhunshmen ndofta do ta modifikoje pak temperamentin dhe karakterin e tij pasi te kete lexuar kete pjese te librit per Gandin.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›