Foshnjat e 2011-s vaksine kunder pneumokokut
Kalendarit kombetar te vaksinave i eshte shtuar dhe nje e re ajo kunder pneumokokut. Kjo vaksine e cila eshte tashme eshte ne qendrat shendetesore do tu injektohet te gjithe femijeve qe kane lindur qe nga muaji janar i 2011. vaksina i mbron femijet nga shume komplikacione ne rruget e frymemarrjes dhe te sistemit nervor. Eumlshte nje nga shkaktaret kryesore te vdekshmerise foshnjore nga mosha 0-5 vjec eshte nje nga shkaqet me te medha te semundjeve te mushkerive te cipes se trurit te veshit te mesem qe jane dhe shkaqe te rendesishme dhe dominojne vdekshmerine foshnjore - tha Petrit Vasili minister i Shendetesise. Ministri Vasili ka theksuar se kjo vaksine ul dhe kostot e larta me te cilat perballen pacientet nese preken nga pneumokoku. Trajtimi i te semureve me keto infeksione te medha ka kosto jashtezakonisht te medha te sistemit ka kosto qe nje femije ne reaminacion mund te kushtoje dhe 2-3 milione leke te vjetra ne vit. Ju e kuptoni qe dhe shendeti i femijeve ruhet por dhe kostot e panevojshme te sistemit evitohen - tha Vasili. Vetem dy vite me pare ne kalendarin kombetar te vaksinave u perfshi edhe ajo pentavalente duke zevendesuar me nje injeksion te vetem 5 lloje te tjera vaksinave.